Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje pak para seancës për Demarkacionin, ka dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj Presidentit Hashim Thaçi.
Ajo ka thënë se LVV e ka ndërmarrë këtë veprim pasi partia e konsideron tradhti ndaj vendit nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit.
“Sot ne kemi deponuar një kallëzim penal në prokurorinë speciale ndaj Hashim Thaçi me vepër penale tradhtia ndaj vendit”, ka thënë Haxhiu
Ajo ka treguar se deri më tani, VV s’ka mundur ta padis Presidentin sepse kur në 2015 e kishte nënshkruar marrëveshjen si Ministër i Jashtëm, por, me por me marrëveshjen e nënshkruar së fundmi ku, sipas Haxhiut, Kulla e Zhlepit dhe Cakorri mbesin jashtë Kosovës, Thaçi, si president, ka bërë tradhti ndaj vendit”.
Pas pak pritet të nis seanca në të cilën do të shqyrtohet dhe do hidhet në votim projektligji për Demarkacioinin.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...