Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë njoftuar se do të bojkotojnë seancën e sotme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Në rend të ditës për seancën e sotme është vetëm një pikë: propozim-vendimi për të lënë në shqyrtim publik projekt-dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal.
Përmes një komunikate pë media, LVV-Qendra në Prishtinë ka thënë se kjo është tentativë e kryetarit Përparim Rama, për të kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit.
“Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore. Për këtë arsye, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në këtë seancë klandestine të thirrur nga kryetari në ikje. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e një procesi joligjor, joprofesional dhe të dëmshëm për Prishtinën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...