
Leposavic, 3.04.2016, - Premijer Srbije Aleksandar Vucic, clanovi Vlade Srbije i direktor vladine Kancelarije za Kosovo i Metohiju Marko Djuric posetili su danas Leposavic i pogon Trepca flotacije. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/EMIL VAS/DS)
Kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që këtyre ditëve ta vizitojë Kosovën. Indeksonline mëson se kryeministri serb ka kërkuar nga Qeveria e Isa Mustafës që t’i lejohet hyrja brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Burime të njëjta thonë se kryetari i Partisë Përparimtare Serbe do të mbajë disa tubime me rastin e zgjedhjeve presidenciale. “Po, Vuçiq pritet që javën e ardhshme të vjen në vendin tonë. Ai ka këruar leje nga Qeveria që t’i lejohet hyrja brenda territorit tonë”, ka thënë burimi.
Mirëpo, mësohet se Ministria e Punëve të Jashtme ende s’i ka kthyer përgjigje të paritë të qeverisë serbe.
Ndryshe, Vuçiq gjatë fushatës ka ripërsëritur qëndrimet i tij edhe ndaj Kosovës. Sipas tij, Beogradi nuk do ta ndërrojë asnjëherë mendimin për këtë çështje.
“Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë kurrë. Ne gjithmonë do të flasim me shqiptarët nga Kosova, por ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...