Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë, në fund të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, se është më me rëndësi se të gjithë e kanë kuptuar se sa është atmosfera e rëndë kur bëhet fjalë për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Siç ka thënë, “ishte me rëndësi se politikanët botëror në Munih kanë dëgjuar se “cila është e vërteta” dhe përgjigjja e Serisë në atë se çfarë Prishtina iu flet partnerëve të huaj”.
“Ju keni lajme të panumërta të rreme, se si ne atje rrimë, hamë e pimë mirë.. Jo, atje është një luftë e rëndë”, ka thënë Vuçiq.
Siç thotë ai, “ndoshta kam gabuar diçka në panel, por kam luftuar për Serbinë sikur luan”.
“Kështu ne luftojmë për Serbinë çdo ditë. Kur më thërrasin në Bruksel, e di se nuk më thërrasin për diçka të mirë, gjithmonë i kam kundër vetes ata të cilët pretendojnë se Kosova është shtet, dhe nuk kam askënd me më përkrahë, madje edhe ndërmjetësuesit e kanë njohur Kosovën, ata asnjëherë nuk lejojnë që grekët, spanjollët apo sllovakët t’i udhëheqin bisedimet tona, por vetëm vendet më të mëdha të BE të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ankohet Vuçiq.
“Për mua ishte me rëndësi që njerëzit të dëgjojnë edhe qëndrimin ndryshe”, shton ai.
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës
Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i ...