Siç shkruan agjencia e lajmeve ‘Tanjug’, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Kosovën e cila do të ishte në dëm të Serbisë dhe të popullit serb.
Vuçiq ndërkohë e ka informuar ambasadorin Keefe edhe për ecurinë e dialogut ndërmjet dyja vendeve në Bruksel.
Dje Vuçiq kishte biseduar në telefon me ndihmëssekretarin amerikan, Wess Mitchel, rreth çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk e kishte përmendur fare idenë e shkëmbimit të territoreve.
Kjo mbase ka ardhur si rezultat i asaj që Vuçiq e ka thënë, presionit politik nga opozita në Beograd si dhe gjithashtu edhe kishës ortodokse, të cilët kanë dalë kundër idesë për shkëmbim të territoreve.
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës