Duket se ka humbur optimizmi i palës serbe se negociatat me Kosovën do t’i sjellin dobi Beogradit. Të paktën, këtë e ka konfirmuar kryeministri i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i cili dy ditë më parë tha se në takimi i 23 qershorit do të jetë i rëndë për Serbinë.
Ai iu ka bërë thirrje serbëve për unitet të plotë, pavarësisht se çfarë mund të ndodh në Bruksel.
E, këtë qëndrim të Vuçiqit, Valon Murtezaj – këshilltari për punë të Jashtme i kryeministrit të Kosovës – e sheh si dorëzim të Serbisë karshi shtetësisë dhe statusit juridik të Kosovës.
Mirëpo, heqjen dorë të Serbisë prej pretendimeve të mëhershme në Kosovë, ish udhëheqësi kosovar në kohën e Jugosllavisë, Azem Vllasi, e cilëson si dorëzim të tyre para ndërkombëtarëve.
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...