Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar ngjarjet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës.
Për emdiat serbe, Vuciq ka gjetur kohë të flasë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se ëndërr e ka të bëhet si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
“Kurti falë veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme, ka shkaktuar pasiguri dhe frikë te serbët, por nuk dëshiron të tërhiqet, pasi ëndërron të jetë Zelenskyy (presidentin i Ukrainës)”.
Sipas kokës së tij, provokimet e Kurtit kanë sjellur këtë situatë të tensionuar, e cila sipas presidentit serb, do të vështirë se asnjëherë në Kosovë.
“…situata më e vështirë në Kosovë do të vijojë. Diçka që nuk e kemi parë deri më tani, e gjitha kjo falë ‘veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit’. Unë e di se ky (Kurti), i cili shkaktoi gjithçka, nuk dëshiron të tërhiqet, sepse dëshiron dhe ëndërron të jetë një (presidenti ukrainas Vladimir) Zelensky”, ka thënë Vuçiq në një intervistë.
Ai ka përmendur kinse bisedat që ka pasur me ndërkombëtarët duke thënë se ata ia kanë shprehur shqetësimin e tyre.
“…kam marrë mesazhe nga disa ambasadorë dhe përfaqësues evropianë që janë shumë të shqetësuar për ngjarjet (në veri të Kosovës), më pyetën se çfarë mendoja, thashë se jam po aq i shqetësuar sa ju dhe shumë më tepër sepse bëhet fjalë për ne”, ka shtuar Vuçiq./Arbresh.info
Erdogan pas sulmit në Ankara: Terroristët nuk do të arrijnë ...
Osmani: Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popul...
Rama dënon sulmin terrorist në Ankara: Akt i neveritshëm, fr...
Arrestohet 44-vjeçarja në Përmet, e dinte se vajza e saj ish...
“Fuçi baruti”,– Gjermania dhe SHBA-ja në koordinim të ngusht...
Vranë veterinerin dhe i morën makinën, detaje nga organizimi...