Një vrasje në tentativë ka ndodhur të hënën, më 15 dhjetor 2025, në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e një shtëpie dhe kanë qëlluar me armë zjarri.
Disa predha kanë depërtuar brenda dhe kanë dëmtuar mobilje shtëpiake. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja.
“Prishtinë / 15.12.2025 – 19:21. Është raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e ankuesit mashkull kosovar dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë, ku disa predha kishin depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobile shtëpiake. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja”, thuhet në raport./Arbresh.info
Disa lagje në Prishtinë mbesin sot pa ujë deri në orët e pas...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri