Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar ndaj vrasjes së një gruaje nga Peja të martën nga burri i saj.
Me anë të një postimi në “X”, Szunyog ka pohuar se Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente për mbrojtjen e viktimave të dhunës duke thënë se ndër masat që duhet të ndërmerren janë hetimet e shpejta, gjykimet në kohë dhe dënime efektive.
“Sot u zgjuam me lajmin tronditës për një tjetër femicid. Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: parandalimin dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës, hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv”, ka shkruar Szunyog.
Ai thekson në fund se koha për të vepruar është tani./Arbresh.info
Today, we woke up to the shocking news of yet another femicide.#Kosovo must take urgent & decisive action to ensure:
– prevention & protection for women victims of violence.
– prompt investigations, timely adjudication of cases & effective sentencing.The time to act is now.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 16, 2024
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...