Ish- Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë.
Jahjaga tha se një ngjarje si kjo, një jetë tjetër e shuar tragjikisht, në një shtëpi që konsiderohet vend i sigurtë për të gjithë, po rritë shqetësueshëm numrin e grave të vrara nga partnerët e tyre.
Ajo thotë se secili duhet të mbajë përgjegjësinë për të qëndruar kundër dhunës, dhe vendi jonë duhet të nderojë gratë e vrara përmes formave shtetërore.
Postimi i plotë:
Një jetë tjetër është shuar sot tragjikisht, duke rritur shqetësushëm numrin e grave të vrara nga partnerët e tyre. Çdo ngjarje si kjo zgjon frikë për kërcënimin që rri fshehur brenda asaj që duhet të jetë vendi më i sigurt për të gjithë, shtëpia dhe gjiri familjar.
Jehona e pandalshme e këtyre tragjedive ngre një pyetje urgjente: Kur do të ndalojë? Lufta kundër dhunës në familje kërkon më shumë se indinjatë momentale, kërkon veprime të menjëhershme, sistematike, të qëndrueshme dhe një ndryshim kulturor drejt zeri tolerances ndaj këtij fenomeni.
Secili prej nesh mban përgjegjësinë për të qëndruar kundër dhunës, për të qenë vigjilent dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë. Vendi ynë duhet t’i kundërvihet femicidit në çdo formë, fillimisht duke i nderu gratë e vrara përmes formave shtetërore./Arbresh.info/
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...