Tri projektligje që kanë të bëjnë me përputhshmërinë e legjislacionit të BE-së janë votuar sot nga Komisioni për Integrime Evropiane.
Votat kanë qenë një zëri pro për projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Gjithashtu është votuar edhe Projektligji për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Pas votimit, kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për takim me delegacionin gjerman në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë./rtk
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...