Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi i cili dyshohet për vjedhje në Prizren.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari me datën datën 25.05.2024, rreth orës 01:40, në një restorant në lagjen Arbana në Prizren, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një telefon mobilë “Iphone” me vlerë 450 euro dhe është larguar nga lokali, transmeton Arbresh.info.
“Në video regjistrim shihet i dyshuari duke e marrë telefonin nga banaku dhe duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave dhe më pas paguan dhe largohet. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, njofton policia./Arbresh.info
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...