Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron dokumente të falsifikuara

09:35 | 4 Qershor 2026
H.E

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Jarinje të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Sipas policisë, në veturën e tyre me targa serbe, janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të falsifikuar.

“SPK Jarinje / 03.06.2026 – 13:35. Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të serbisë në të cilën ishin dy meshkuj shtetas të serbisë dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur disa dokumente te falsifikuara. Në konsultim me prokurorin dokumentet janë sekuestruar, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale