Përdorimi i enëve të drurit jo vetëm që ta zbukurojnë kuzhinën tuaj, por, ato janë edhe me të shëndetshme për përdorim e gatim.
Idriz Fazliu, artizan që 15 vite, ka zënë këtë tezgë në Prishtinë për t’i shitur këto punime dore, kryesisht për kuzhinë të bëra nga dora tij.
Enët që blihet më së shumti janë lugët për mjaltë.
Fazilu thotë se enët e drurit kanë vlerë sepse janë natyrale. Madje ai thotë se përdorimi i tyre është më i shëndetshëm për dhëmbë se sa lugët e hekurit.
“Luga e drurit përdoren se është natyral. Tash me lugë të hekurit po lëshon gjithçka. Me vlerë të drurit nuk ka”, thotë Fazliu.
Përpos enëve të drurit, në këtë tezgë mund të gjesh edhe çaj shkebze i përbërë nga druri
“Është ilaç i fortë për sheqer e për të gjitha. Ktynehere e kanë përdor këtë qaj se s’ka pas qaj rusi e çarja të tjerë”, tha ai.
Po ashtu Fazliu përpunon edhe vaj të derrit, i cili shëron varrë të ndryshme.
Kohëve të fundit ka rënë shitja e këtyre produkteve, dhe kjo po vështirëson punën edhe në “Tregun Mobil” në Prishtinë./arbresh.info/



Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin