Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan.
Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një kompani, duke hyrë përmes dritares së objektit, dhe kanë vjedhur fije metalike bakri.
Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar apo kapur, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.
“Rr. Enver Rexhepi, Gjilan / 29.03.2026 – 01:30. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e kompanisë së viktimës kosovar dhe prej aty kanë vjedhur fije metalike të bakrit. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...