Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përpunuar dhe publikuar të dhënat vjetore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për vitin 2020, për herë të parë duke u bazuar në të dhëna administrative.
Në vitin 2020 janë regjistruar 28,674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21,907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11,340 ishin meshkuj ose 51.8%, dhe 10,567 ishin femra ose 48.2%.
Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14,514 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, 12,987 vdekje kanë ndodhur në Kosovë, nga të cilat 7,222 ose 55.6% të rasteve ishin meshkuj dhe 5,765 ose 44.4% të rasteve ishin femra.
Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil e Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjes Civile.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...