Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve në aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci.
Vitia në konferencën e mbajtur për media, tha se gjendja e të liruarve është stabile, ndërsa thotë se 4 prej tyre kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm.
“Nga ky aksident ka mbetur të vdekur 10 persona, fillimisht 43 kanë qenë të hospitalizuar. 28 veta janë liruar nga spitali, dhe 15 të tjerë po vazhdojnë trajtimin në Kroaci. Njëri nga pacientët është transferuar në spitalin e Zagrebit, fatmirësisht gjendja e saj është stabile dhe nevojitet edhe disa ditë që të 15 që po trajtohen atje janë në gjendje stabile, përveç dy personave që janë në Intenzivë. Njëri është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetë.
4 nga bashkatdhetarët tanë kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm. Kurse 6 të tjerë pritet të lirohen ditëve në vijim”, tha Vitia. /arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City