Me rastin e Ditës Botërore kundër Duhanit, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, organizoi një konferencë për media, ku u theksua nevoja për masa më të fuqishme kundër konsumit të duhanit, veçanërisht në mesin e të rinjve.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo ditë paraqet një moment kyç për të adresuar pasojat serioze që shkakton duhani në shëndetin publik
Ai vuri në dukje përpjekjet e pandërprera të industrisë së duhanit për të joshur dhe mashtruar të rinjtë, duke theksuar se kjo sjell pasoja të rënda si për shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe për ekonominë e vendit.
Ai njoftoi se janë intensifikuar masat inspektuese, ku 30 inspektorë janë angazhuar në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
“Kjo vë në pah përpjekjet e vazhdueshme të indrustrisës së për të mashtuar rinin. Kjo ka një qmim të mlartë për qytetarët pasi që sjell edhe barrë financiare. Qdo vit 8 milion njerz në vit humbin jetën nga duhani. Kontrolli i duhanit është sfid komplekse gjithandej nëpër botë. Kemi fuqizuar edhe kapacitetin inspektues, kur 30 inspektor kanë inspektuar për zbatimin e ligjit. Gjithashtu janë realizuar edhe fushata vetëdijësuese në partner me organizata ndërkombëtare. Kemi padur dhe do ta kemi mbështetjen edhe nga shoqëria civile”, tha ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i IKShPK-së, Faik Hoti, theksoi se duhani mbetet një problem serioz shëndetësor dhe social.
Ai tha se IKShPK ka kryer hulumtime të ndryshme për të matur shkallën e duhanpirjes
“Duhani është një problem madhor, është një qështje komplekse. Në këtë frymë ikshpk ka bërë hulumtime të ndryshme ku kanë ofruar të dhëna për ta matur shkallën e duhanpirjes në Kosovë. Në luftën kundër duhanit kërkohet të bëhet progres edhe më tutje. Ikshpk gjatë këtij viti do të filloj me hulumtimin e radhës… ne duhet të ndalojmë me reklamimin e indrustrisë së duhanit, të cilat eseancë kanë karakter mashtrues. Duhani si faktor ka ndikuar edhe në rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare por edhe në sëmundjen e kancerit. Të punojmë për një Kosovë pa duhan”, përfundoi ai./Arbresh.info
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...