Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2024, duke vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor të pacientëve.
Sipas ShSKUK-së, gjatë vitit 2024, u realizuan 4,078 koronarografi diagnostike, prej tyre 3,759 në QKUK dhe 319 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Po ashtu, 2,554 intervenime perkutane koronare (stentime), 2,434 në QKUK, me 3,732 stenta të vendosura, kurse 120 në Spitalin e Prizrenit, me 198 stente të vendosura.
“Ky sukses tejkalon rezultatet e vitit 2023, dhe konfirmon përkushtimin e stafit të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive për ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe cilësore. Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në QKUK dhe Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, mbeten lider në rajon, duke ofruar procedura të sigurta, efikase dhe të suksesshme për pacientët tanë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...