Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin për përshpejtim të punimeve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore

18:36 | 21 Prill 2026
E.G

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka takuar Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Safi Arpagush, gjatë vizitës në Turqi.

Sipas njoftimit të  BIK-ut, gjatë këtij takimi është folur edhe për rrjedhën e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ndërtimi i së cilës është financuar po nga Dijaneti.

Aty thuhet se janë shqyrtuar mundësitë për përshpejtimin e punimeve, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të ndërtimit.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rrjedhës së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, me ç’rast u theksua nevoja për vazhdimin e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe shqyrtimin e mundësive për përshpejtimin e tyre, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info