Një veturë me targa të Serbisë është ndaluar dje nga Policia e Kosovës në Uglare, pasi dyshohet se vetura ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, në veturë ndodheshin dy persona, një shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë.
Prokurori i rastit ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet vepra penale ‘Kalimi i paautorizuar i kufirit” dhe të procedohet në procedurë të rregullt.
“Uglare 17.09.2023 – 16:10. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti i lartcekur dhe të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...