Një person ka pranuar tretman mjekësor në Prishtinë pasi ishte vetplagosur me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë dhe një gëzhojë, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Prishtinë 06.04.2025 – 00:35. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur. Nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...