Pas deklaratës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se ai është i gatshëm të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse Vetëvendosje dhe LAA-ja e votojnë një tjetër kandidat të PAN-it për kryeparlamentar dhe Ramush Haradinajn si të nominuarin e saj për kryeministër, ka ardhur reagimi i partisë së Visar Ymerit.
E ka marrë si të kryer tërheqjen e Kadri Veselit, për çka ka thënë se “ka qenë koha e fundit për reflektim e Veselit”.
“E përshëndesim tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar. Ka qenë koha e fundit për reflektim. Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar Kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithëpërfshirës”, ka shkruar Vetëvendosje në një komunikatë për media.
“Sa i përket kërkesës së Veselit që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Veselin. Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z. Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tonë”, thuhet më tej aty.
Silva drejt transferimit tek Inter Miami
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse pro...
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person