Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar para pak minutash për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se kanë përgatitur një listë të mirë e që do të përbëhet nga një numër i madh i grave.
“Sapo e dorëzuam listën e kandidatëve të Vetëvendosje. Besoj fuqishëm që kemi arritur të përgatisim një listë që do t’i përgjigjet mbështetjes.
Një listë që përbëhet nga kandidatë nga çdo fushë” , ka thënë Bislimi.
Ai ka thënë se do ta publikojnë atë shumë shpejtë, duke treguar se në dhjetëshen e parë janë pesë gra dhe pesë burra.
“Listën do ta bëjmë shumë shpejtë. Dhjetëshja e parë janë pesë gra dhe pesë burra”, ka thënë Bislimi./Express/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga