Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kanë zhvilluar një takim të premten me udhëheqësin e Zyrës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Faik Fazliu.
Gjatë takimit, është diskutuar rreth mbarëvajtjes së procesit të aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara në Ligj dhe fillimin e implementimit të pagesës së pensionit për veteranët e UÇK-së.
Është konstatuar se procesi është duke shkuar sipas procedurave të përcaktuara me aktet ligjore në fuqi.
Gjatë takimit, u bë e ditur se në thesarin e shtetit tashmë janë dërguar listat e para të veteranëve që kanë kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe kanë kaluar procesin e verifikimit, dhe se nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e pensioneve.
Ndërkaq, po punohet me intensitet të shtuar për përfundimin e procedurave për pjesën e mbetur të veteranëve, të cilët, pas kompletimit dhe verifikimit të dokumentacionit, do të futen në listën e pagesës së pensioneve.
Vlen të theksohet se deri më tani, këtë proces e kanë kaluar një numër i konsiderueshëm i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet