Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Pavlan të Pejës.
Aksidenti ka ndodhur kur vetura ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe dhe në momentin kur shoferi humb kontrollin, automjeti rrokulliset dhe përfundon në një fushe ku edhe është përfshirë nga flakët.
Si pasoj e kësaj, një person ka humbur jetë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë për Arbresh.info ka bërë të ditur se janë në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës.
“Ka ndodhur një vetkaksident. Vetura është përfshirë nga flakët. Ka pasur dëme të konsiderueshme në trupin e viktimës. Është dërguar për obduksion në IML dhe jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës”, tha Nikçi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vetaksident tragjik në Pavlan të Pejës, vetura merr flakë pas rrokullisjes, vdes një person
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...