Një drejtues automjeti është lënduar pas një vetaksidenti që ndodhi të mërkurën në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Sipas zëdhënësit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, në aksident janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore.
“Sot, më datë 11.06.2025, rreth orës 12:03, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, është raportuar një vetaksident trafiku. Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale të shkaktuara, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me menaxhimin e rastit, përfshirë procedurat e nevojshme hetimore”, tha ai për Arbresh.info
Ndryshe, media lokale “SuharekaOnline” ka publikuar edhe fotografi nga vendi i aksidentit, ku duket qartë se automjeti ka goditur një kënd dekorativ në qytet./Arbresh.info
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...