Një person ka pësuar lëndime trupore si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova bëri të ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orë 06:00, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë vetaksident një përson ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njesiti i trafikut”, tha Rugova./Arbresh.info
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës