MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro për litër

08:58 | 4 Qershor 2026
E.K

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datën 4 qershor 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.51 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.43 euro për litër.

Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar për gazin është përcaktuar në 0.71 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e datës 4 qershor 2026 dhe do të vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga autoritetet kompetente.