Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar masakrën e Srebrenicës.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se dita e kësaj masakre do të mbetet ditë kujtimi e e dhimbjes.
“Sot kujtojmë me dhimbje Srebrenicën, e cila, 22 vjet më parë, përjetoi masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ky gjenocid që tronditi botën mbetet dëshmi se sa e rrezikshme është ideologjia ekstreme nacionaliste. Këtë, populli i Kosovës e di më së miri, sepse ishte viktimë e këtij mentaliteti. Rajonit i duhet ruajtja dhe forcimi i paqes”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur