Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm kundër anëtarës së partisë së tij, Arbana Xharra.
Veseli në një postim në facebook ka shkruar se Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm.
Postimi i plotë në facebook:
Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë.
Të gjithë duhet të jemi një, kundër së keqes, kundër cenimit të fjalës së lirë, të mendimit, shprehjes dhe orientimit politik.
Arbana edhe tani në angazhimin e saj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të japë më të mirën e saj për konsolidimin e demokracisë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.
Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë, kurse Arbanës i uroj shërim të shpejtë/Arbresh.info/
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...