Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 81-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçit, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vepra e tij ka shërbyer si frymëzim për brezin e tij dhe breza të tërë në përpjekjen për liri.
“Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri”.
Ky është postimi i plotë:
Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri.
Që nga burgosja e parë, në vitin 1958, kur ishte vetëm 22 vjeç, ai u bë një nga zërat më të fuqishëm kundër gjendjes së robëruar të popullit tonë nën okupimin jugosllav. Kosova e lirë dhe e pavarur, që po shijojmë sot, të ka ty si një ndër gurët e themelit të saj. Ne të jemi përherë mirënjohës. Ditë të këndshme sot, Baca Adem.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...