Ekipi i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, zhvilloi sot një vizitë në disa njësi homologe në Kosovë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili nënvizoi bashkëpunimin shumëdimensional në fushën e mbrojtjes.
Vengu theksoi se “rritja e kapaciteteve njerëzore dhe operacionale mbetet prioritet për Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes”.
ATSh thotë se vizita e ekipit të Komandës Mbështetëse të FA-së në Kosovë ka si objektiv rritjen e ndërveprimit dhe forcimin e reagimit profesional e efektiv në terren.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 2025”, ku thuhet se Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.
Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. ATSh tha se Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.
Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi. /atsh.al
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës