Fushata e PDK-së, së cilës i prin kryeparlamentari Kadri Veseli, është drejtuar krejtësisht kundër liderëve të “Nismës”, Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, me të cilët merret edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci. Lladrovci akuzon Xhemajlajn për një mbindërtim, ndërsa Xhemajlaj akuzon atë se ka ndërtuar pallate e ka blerë banesa me paratë e fondit “Vendlindja thërret”
Një fushatë krejtësisht ndryshe nga ajo për zgjedhjet e 4 dhjetor për kryetar të Drenasit është duke u zhvilluar tani në garën për balotazh, në të cilën përballen kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i “Nismës për Kosovën” Isa Xhemajli. Tani fushata e PDK-së është drejtuar krejtësisht kundër liderëve të “Nismës”, Jakup Krasniqit e Faatmir Limajt. Këtë e bën madje edhe vetë kreu i PDK-së e kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në një tubim elektoral që Veseli e ka organizuar në Negrovc, në fshatin e Jakup Krasniqit, ka drejtuar një mal akuzash në drejtim të ish-kryeparlamentarit.
Ai akuzoi Krasniqin se i ka skuqur të gjithë me largimin nga PDK-ja dhe se nuk do të përfitojë kurrë sikurse në PDK. Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka sulmuar liderin e “Nismës” Fatmir Limajn. As njëri dhe as tjetri me asnjë fjalë nuk e kanë përmendur Isa Xhemajlin...
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...