Gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve të 14 Majit në Vorë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë Kosova dhe Shqipëria sot është me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi.
“Si ka mundësi sot, në 2 Prill, gjithë Kosova është në shesh për luftën e UÇK-së, për të mbështetur ata që janë në Hagë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe gjithë heronjtë e tjerë, dhe si ka mundësi që nuk ka asnjë fjalë nga ata që i shitën naftë Millosheviçit, ata që thonë ‘oh sa mirë me qenë shqiptar’”?!
Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh këto flatrat patriotike, por pyetja është çfarë ke bërë me veprat e tua, se nëse i ke shitur naftë Millosheviçit dhe nëse vazhdon financohesh nga rusët dhe në qoftë se vazhdon e sponsorizon nga rusët të gjithë aktivitetin elektoral, ky është turp për demokratët. Ka zgjidhje? Unë them që ka zgjidhje. Të gjithë dmeokratët e Vorës duhet të votojnë Blerim Sherën që është çuni ynë, nuk është kukulla e askujt, është lindur e rritur këtu, familjen këtu, ka qenë mësues këtu, kontribuon këtu,” deklaroi Veliaj. /tvklan.al
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...