Është nxjerrë trupi i pajetë i një turisti amerikan rreth 24-vjeçar, i cili ka humbur jetën pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe në Prevallë.
Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi theksoi se në vendin e ngjarjes kanë qenë të angazhuara njësi të ndryshme policore, në koordinim të plotë, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut.
“Po ashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore si dhe vullnetarë motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupit të viktimës”, deklaroi Bytyqi.
Ai shtoi se në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit