Tre fëmijë kanë vdekur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, pasi janë zënë nga pllaka e një shtëpie të pabanuar.
Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se në vend të ngjarjes janë njësitet policore, ambulanca dhe zjarrfikësit.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë”.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, tha Elezaj për Arbresh.info.
Tutje, ai tha në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me të cilin aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron