Në mëngjesin e sotëm ka vdekur profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka.
Lajmi u konfirmua nga anëtarë të familjes së tij, përmes njoftimeve në Facebook.
“Të qoft i lehtë dheu i Kosovës Dajë Riza Smaka”, ka shkruar një familjare.
Profesori i njohur ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011 si pjesë e Aleancës Kosova e Re, partisë së Behgjet Pacollit.
Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës , ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi ( 1987 ).
Veç statusit si profesor universitar, profesori Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.
“3 probleme më pak”, Guxo reagon për largimet drejt listës s...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...
KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra e...