Ka ndrruar jetë, zyrtari i Policisisë së Kosovës, Samet Rexhepi.
Kjo është bërë e ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka lëshuar një telegram ngushëllimi.
Në këtë komunikatë thuhet se humbja e tij, është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës, raporton Arbresh.info.
“E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.”
Sindikata ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Me respekt, Sindikata e Policisë së Kosovës”. /Arbresh.info/
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës