Një person ka vdekur sot në Klinë pasi dyshohet se kishte pësuar lëndime të rënda gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime.
“Viktima fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare, e më pas u transferua në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.
Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota se si erdhi deri te vdekja e personit.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...