Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
“Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit. Personi ka qenë në moshë të shtyrë,” deklaroi Shkodra.
Sipas tij, viktima nuk ishte punëtor, por kalimtar rasti./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...