Një burrë nga Leposaviqi po dyshohet se me patentë-shofer të rremë serb ka tentuar ta konvertojë atë në patentë-shofer të Kosovës.
Aplikimin e kishte bërë më 7 prill, ndërsa dje policia e inicioi rastin për “legalizim të përmbajtjes së rremë” pasi e hetoi se dokumenti s’ishte i lëshuar nga autoritetet e Serbisë.
“Leposaviq 07.04.2026 – 10:00. Më 24.04.2026 është iniciuar rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar, kishte aplikuar për konvertimin e patentë shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit dyshohet që patentë shoferi nuk është lëshuar nga organet e Serbisë, dyshohet të jetë i falsifikuar. Rasti nën hetime”.
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...