Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar nga askidenti që ka ndodhur sot, në rrugën Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Leshan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i cili tha se lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Ndërkaq, personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.
Në media u raportua se në aksident janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it
Pacolli publikon fotografi nga vendlindja: Mareci, aty ku ën...
Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve ...
Dy prindër në Londër akuzohen për vrasjen e foshnjës së tyre...
Tragjike në Tiranë, makina përplas për vdekje një 7-vjeçar
Haxhiu priti në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini
Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kos...