Një grua ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh, duke thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor.
Rasti është iniciuar si rast nën hetime.
“Prishtinë / 30.01.2025-18:50. Viktima femër kosovare në rrethana të panjohura dyshohet se ka rënë nga një objekt banesor dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...