Gruaja që pësoi lëndime në vetaksidentin të ndodhur më 3 janar në fshatin Slivovë, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në QKUK, duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga ai aksident.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,” njofton PK-ja.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” pati konfirmuar më 3 janar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...