Vdes inxhinieri Jahja Idrizi, Komuna e Ferizajt shpreh ngushëllime

22:40 | 19 Mars 2025
E.H

Ka ndërruar jetë inxhinieri dhe themeluesi i shkollës së lartë teknike në Ferizaj, Jahja Idrizi.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt përmes një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.

“Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, ferizajasit të shquar, inxhinierit nga plejada e parë, ish- drejtorit të Fabrikës se Tubave, profesorit në Fakultetin Teknik në Prishtinë si dhe një nga themeluesit e shkollës së lartë teknike në Ferizaj, Jahja Idrizi”, thuhet në njoftimin e komunës.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Idrizi, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të respektuar të Fakultetit Teknik, ish drejtorit të Fabrikës së Tubave, një nga themeluesit e Shkollës së Lartë Teknike në Ferizaj, inxhinierit nga plejada e parë, ferizajasit të shquar, Jahja Idrizi. Vepra e kontributi i tij për arsimin, e gjithë shoqërinë do të mbeten të skalitura në mbamendjen e gjithë shoqërisë. Ngushëllime të sinqerta familjes Idrizi, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Aliut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme