Një 36-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Godanc i Epërm, i komunës së Shtimes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se personi ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete.
“Me datën 13.04.2026, rreth orës 15:15, kemi pranuar një thirrje nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimes, një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete”, tha Veseli.
Veseli njoftoi se trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.
“Më pas, lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore. Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar rasti ” Hetim mbi vdekjen”, tha Veseli.
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...