Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Ranës së Hedhun në Shqipëri, duke shkaktuar alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.
Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, zjarri ka kapluar shumë shpejtë pjesët e pishave, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.
Në zonë kanë dalë forca të shumta zjarrfikëse, të cilët po punojnë intensivisht për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Zjarri ndodhet pranë disa hoteleve dhe objekte të tjera turistike, çka ka rritur shqetësimin për dëme të mundshme materiale.
Autoritetet dhe ekipet emergjente po vazhdojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta.
Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha për...
65 zyrtarë policorë trajnohen për “Ballafaqimin me turma” në...
Rrëzohet apeli i Selimit lidhur me vazhdimin e paraburgimit
Nënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institut...
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...