Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur prezantimi përmbyllës i trajnimit profesional “Ballafaqimi me turma”, i organizuar për zyrtarët policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri (NJRSH) nga disa rajone të Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, trajnimi është zhvilluar për 65 zyrtarë policorë nga rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, Gjakovës, Gjilanit, Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.
Programi është udhëhequr nga instruktorët e Drejtorisë së Njësive Speciale Operative (DNJSO) dhe është realizuar në Kampin “Vrella” si dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri”, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative për menaxhimin e situatave me turma dhe ruajtjen e rendit publik.
Në kuadër të aktivitetit është realizuar edhe një skenar praktik për menaxhimin e turmave, ku pjesëmarrësit demonstruan aftësitë operative dhe reagimin në situata të ndryshme të sigurisë.
Prezantimi është përcjellë nga afër edhe nga drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin Gazmend Hoxha, si dhe eprorë të tjerë të lartë policorë.
Hoxha iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku i përgëzoi zyrtarët dhe instruktorët për realizimin me sukses të trajnimit, duke treguar një nivel të lartë të profesionalizmit në menaxhim me turma dhe vënie në kontrollë të situatës së sigurisë, dhe njëkohësisht theksoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zyryarëve policorë e në veçanti të njësive të specializuara”, thuhet në njoftim.
Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha për...
65 zyrtarë policorë trajnohen për “Ballafaqimin me turma” në...
Rrëzohet apeli i Selimit lidhur me vazhdimin e paraburgimit
Nënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institut...
Dyshohet se mori pagë pa shkuar në punë për 7 vjet, ndalohet...
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e...