Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Hashim Rexhepit, pronar dhe instruktor në poligonin e shenjëtarisë “Fazani-S”, për shkak të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti i rëndë ka ndodhur më 29 gusht 2025 rreth orës 19:20, në rrugën “Driton Hoxha” në Prishtinë, ku tashmë e ndjera Lindore Sejdiu, 24 vjeç, ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda trupore të shkaktuara nga arma e zjarrit në poligonin ku po ushtronte.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se Rexhepi ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme dhe në kundërshtim me rregullat e sigurisë, duke lejuar përdorimin e armës pa mbikëqyrje të mjaftueshme. Viktima dyshohet se gjatë manipulimit me armë, ka qëlluar veten aksidentalisht në pjesën e barkut dhe si pasojë ka ndërruar jetë rreth orës 21:05 në QKUK.
Prokuroria e Shtetit, përfaqësuar nga prokurorja Fitore Sadikaj, ka dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit më 30 gusht, duke e cilësuar rastin si me rrezik të lartë për pengim të procedurës dhe ndikim në dëshmitarë. Gjykata ka miratuar kërkesën, duke caktuar masën e paraburgimit nga data 30.08.2025 deri më 30.09.2025.
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...
50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas ...